Kongresmenia Tlaib insiston në qëndrimin anti-izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90290-kongresmenia_tlaib_insiston_në_qëndrimin_anti_izraelit
Përfaqësuesja amerikane Rashida Tlaib ka dyfishuar përkrahjen e saj për lëvizjen e bojkotit kundër Izraelit, pasi Presidenti Donald Trump i kërkoi regjimit të Tel Avivit që të mohojë hyrjen e ligjvënëses palestinezo-amerikane në territoret e okupuara në një veprim që tërhoqi edhe gjyshen e saj në këtë çështje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 18, 2019 16:38 Europe/Tirane
  • Kongresmenia Tlaib insiston në qëndrimin anti-izraelit

Përfaqësuesja amerikane Rashida Tlaib ka dyfishuar përkrahjen e saj për lëvizjen e bojkotit kundër Izraelit, pasi Presidenti Donald Trump i kërkoi regjimit të Tel Avivit që të mohojë hyrjen e ligjvënëses palestinezo-amerikane në territoret e okupuara në një veprim që tërhoqi edhe gjyshen e saj në këtë çështje.

Tlaib, një demokrate që përfaqëson Michiganin në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, të Shtunën u bëri thirrje të gjithë amerikanëve të bojkotojnë komedianin Bill Maher pasi ai shfrytëzoi një segment të emisionit të tij të së premtes për të shkatërruar lëvizjen anti-Izraelite, Boycott, Divestment, Sanctions (BDS). "Ndoshta njerëzit duhet të bojkotojnë shfaqjen e tij," tha Tlaib, e cila vazhdoi të krahasonte kritikat ndaj lëvizjes BDS me polemikat rreth bojkotimit të regjimit të aparteidit të Afrikës së Jugut në vitet 1970 dhe 1980. Izraeli, pas një apeli nga Trump ndaloi vizitën e Tlaib dhe kongresmenes tjetër demokrate nga Minesota, Ilhan Omar për mbështetjen e tyre për lëvizjen BDS. Izraeli më vonë tha që Tlaib mund të vizitojë gjyshen e saj në Bregun Perëndimor nëse ajo pranon të "mos promovojë bojkotin kundër Izraelit" gjatë udhëtimit të saj. Kongresmenja amerikane njoftoi se nuk do ta vizitonte gjyshen siç ishte planifikuar pasi regjimi i Tel Avivit vendosi "kushte poshtëruese" dhe e trajtoi atë"si një kriminele". Në një zhvillim të veçantë të shtunën, gjyshja e Tlaib e mallkoi Trumpin pas deklaratës së presidentit amerikan se ajo ishte "fituesja e vetme e vërtetë" pasi kongresmenja refuzoi të vizitonte 90-vjeçaren në Bregun Perëndimor. "Trump më thotë se duhet të jem e lumtur që Rashida nuk po vjen. Zoti e shkatërroftë atë, "tha Myftije Tlaib në një intervistë për Reuters të publikuar të shtunën.