Gjibraltari hedh poshtë kërkesën e SHBA për konfiskimin e cisternës iraniane
(last modified Sun, 18 Aug 2019 19:09:15 GMT )
Gusht 18, 2019 21:09 Europe/Tirane
  • Gjibraltari hedh poshtë kërkesën e SHBA për konfiskimin e cisternës iraniane

Qeveria e Gjibraltarit njoftoi se e ka rrëzuar një kërkesë të Uashingtonit për të ndaluar supertankerin iranian Adrian Darya 1, i cili u kap nga marinsat britanikë në ngushticën e Gjibraltarit muajin e kaluar duke transportuar naftë iraniane.

"Regjimi i sanksioneve të BE ndaj Iranit është thelbësisht i ndryshëm nga ai i SHBA", tha Qeveria e Gjibraltarit në një deklaratë të Dielën. "Autoriteti Qendror i Gjibraltarit nuk është në gjendje të kërkojë një Urdhër të Gjykatës Supreme të Gjibraltarit për të ofruar ndihmën e kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës," thuhet në këtë deklaratë. Deklarata shtoi:" Pamundësia e Autoritetit Qendror për të zbatuar urdhrat e kërkuara është rezultat i funksionimit të ligjit të Bashkimit Evropian dhe ndryshimeve në regjimet e sanksioneve të zbatueshme për Iranin në BE dhe SHBA". Ndërkohë, Komandanti i Marinës iraniane, Admirali Husein Khanzadi tha të dielën se forcat detare të Iranit janë të gatshme të shoqërojnë cisternën Adrian Darya-1 nëse u kërkohet ta bëjnë këtë. Ai, megjithatë, shtoi se Marina e Iranit nuk ka plan aktual për të dërguar ndonjë flotë në Gjibraltar për të shoqëruar supertankerin, por është e gatshme ta bëjë këtë nëse kërkohet nga autoritetet përkatëse iraniane.

 

Tags