Brukseli: Londra është humbësja kryesore e Brexit pa marrëveshje
(last modified Mon, 19 Aug 2019 19:32:56 GMT )
Gusht 19, 2019 21:32 Europe/Tirane
  • Brukseli: Londra është humbësja kryesore e Brexit pa marrëveshje

Zëdhënësja e komisionit evropian deklaroi se ky organ është në gatishmëri të plotë të përballet me situatën që do të lindë pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE pa ndonjë marrëveshje.

Natasha Bertaud, zëdhënëse e Komisionit Evropian shprehu gatishmërinë e këtij organi për çdo situatë që mund të shfaqet pas Brexit pa marrëveshje. Ajo ritheksoi se dalja e Anglisë pa ndonjë marrëveshje në asnjë mënyrë nuk është skenar i preferuar nga Brukseli por shtoi se Brukseli nuk e sheh të nevojshëm të marrë akoma më shuma masa për situatën pas Brexit. Megjithatë Bertaud rikujtoi se një Brexit pa marrëveshje shkakton dëme të konsiderueshme për qytetarët dhe afaristët dhe ndikon negativisht në ekonomi. Boris Johnson kryeministër i Britanisë së Madhe ka theksuar se Anglia do të largohet nga BE më datë 31 tetor edhe pa ndonjë marrëveshje. Në rast se Britania largohet nga BE pa ndonjë marrëveshje me unionit, ky vend do të përballet me një shok dhe tronditje të rëndë ekonomike dhe politike.

Tags