SHBA: Greqia nuk duhet të ndihmojë tankerin iranian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90318-shba_greqia_nuk_duhet_të_ndihmojë_tankerin_iranian
Shtetet e Bashkuara të hënën ndërsa vazhduan veprimet armiqësore kundër Iranit paralajmëruan qeverinë greke kundër çdo ndihme për cisternën iraniane Adrian.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 20, 2019 07:52 Europe/Tirane
  • SHBA: Greqia nuk duhet të ndihmojë tankerin iranian

Shtetet e Bashkuara të hënën ndërsa vazhduan veprimet armiqësore kundër Iranit paralajmëruan qeverinë greke kundër çdo ndihme për cisternën iraniane Adrian.

Sipas IRNA, Departamenti Amerikan i Shtetit tha, "Cdo ndihmë greke për cisternën iraniane konsiderohet një mbështetje për organizatat e huaja terroriste". Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo gjithashtu të hënën në një intervistë për Fox Neës, shprehu zemërimin për lëshimin e cisternës Adrian Darya 1 duke e cilësuar atë si një "fatkeqësi". Tankeri iranian Adrian Darya 1 ose (Grace 1) të dielën në mëngjes pas 45 ditësh ndalese në ujërat e Gjibraltarit më në fund u nis për në ujërat ndërkombëtare.  Transportuesi i naftës së Iranit, Grace 1, i quajtur "Adrian Darya 1" nën flamurin iranian, të enjten, më 4 korrik, nën pretekstin e "shkeljes së sanksioneve të BE kundër Sirisë" u bllokuar dhe konfiskua nga Marina Britanike në ngushticën e Gjibraltarit. Gjykata Supreme e Gjibraltarit të enjten e kaluar nxori një vendim për lirimin e anijes duke mos respektuar presionet e SH.B.A.-së dhe një kërkesë zyrtare të Uashingtonit për të zgjatur afatin e ndalimit të cisternës. Ky verdikt nga media është cilësuar si një humbje e madhe për Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë. Anija aktualisht u është drejtuar porteve të Greqisë.