Shkarkohet drejtori i organizatës së burgjeve në Amerikë
Pas vdekjes së dyshimtë të Jeffrey Epstein në burg, është shkarkuar drejtori i organizatës së burgjeve në Amerikë.
Hugh Hurwitz është shkarkuar pas keqpërdorimit të detyrës nga drejtues të burgut në Manhatan të Nju Jorkut, burg përgjegjës për ruajtjen e Jeffrey Epstein milionerit që ishte kreu i bandës së trafikut të vajzave nën moshën legale. Jeffrey Epstein ishtë një nga mbështetësit kryesorë financiar të Donald Trump në fushatën e tij elektorale për zgjedhjet presidenciale. Ai u arrestua më 6 korrik ndërkohë që javën e kaluar është gjetur i vetvrarë në burg. Prokurorët e Nju-Jorkut janë zotuar se do të hetojnë deri në fund akuzat ndaj ish-financierit, Jeffrey Epstein, për trafikim dhe shfrytëzim seksual të të miturave. Të shtunën e kaluar, 66-vjeçari u gjet i vdekur në qelinë e burgut me vertebrat e qafës të thyera si pasojë e vetëvrasjes me varje. Multimiliarderi akuzohej se në vitet 2002 deri 2005 kishte shfrytëzuar vajza të moshës mbi 14 vjeçe për qëllime seksuale nëpërmjet një rrjeti të mirë organizuar kriminal. Presidentët Donald Trump dhe veçanërisht ish-paraardhësi i tij Bill Clinton janë fotografuar disa herë në shoqërinë e të ndjerit, por dy krerët e shtetit kanë thënë së fundmi se nuk komunikonin më prej vitesh.