Vazhdojnë komplotet kundër liderit të lëvizjes islamike në Nigeri
(last modified Wed, 21 Aug 2019 06:03:06 GMT )
Gusht 21, 2019 08:03 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë komplotet kundër liderit të lëvizjes islamike në Nigeri

Në vazhdën e sabotimeve dhe komploteve të qeverisë së Nigerisë kundër myslimanëve, forcat e sigurisë kanë transferuar kreun e lëvizjes islamike Sheik Zekzaki në një vend të paditur.

Më 12 Gusht, sheik Zekzaki dhe bashkëshortja e tij shkuan për tu kuruar në Indi, mirëpo për shkak të pakënaqësisë nga procesi i mjekimit, kufizimet e shumta sigurie dhe mosbesimi ndaj personelit mjekësor, më 15 Gusht ai u kthye nga India për në Aboja të Nigerisë. Sipas një njoftimi të lëvizjes islamike të Nigerisë, forcat e sigurisë së këtij vendi pa u kushtuar vëmendje me qindra mediave që për orë të tëra ishin në pritje të ardhjes së sheik Zekzaki, atë së bashku me bashkëshorten menjëherë pasi janë futur në aeroportin e Abojas e kanë transferuar në një vend të paditur. Edhe pse prej vitesh myslimanët në Nigeri mbahen të survejuar vazhdimisht nga forcat e sigurisë së këtij vendi, mirëpo kohët e fundit sidomos pas arrestimit të sheik Zekzaki i cili u plagos në mënyrë të egër në një sulm të ushtrisë në shtëpinë e tij në vitin 2015, presionet ndaj myslimanëve janë shtuar edhe më shumë. Këto presione janë aq të mëdha saqë çdo tubim I myslimanëve është I ndaluar dhe forcat e ushtrisë ushtrojnë dhunë ndaj tyre në rast të ndonjë organizimi. Frika nga myslimanët dhe influenca e gjerë e liderit të njohur të lëvizjes islamike të Nigerisë është bërë shkak që qeveria e Nigerisë më shumë se kurdoherë tjetër mundohet ta eliminojë fizikisht sheik Zekzakin. Këtë e tregoi edhe procesi i kurimit të tij në Indi ku pas sabotimeve të qeverisë së Nigerisë dhe presioneve të qeverisë indiane, vizita mjekësore e sheik Zekzakit e cila ishte rezultat i përpjekjeve të shumta të myslimanëve, përfundoi pa rezultat. Ndërsa tani arrestimi dhe transferimi i sheik Zekzakit në një vend të panjohur në kohën kur ai ndodhet në kushte të rënda shëndetësore, e bën edhe më të vështirë situatën për fatin e tij. Lëvizja islamike e Nigerisë në këto kushte ka deklaruar se qeveria po përpiqet që në çdo mënyrë të vrasë sheik Zekzakin dhe të shkatërrojë lëvizjen e tij me qëllim që të krijojë kushtet për rikthimin e imperializmit perëndimor në Afrikë. Këtë e tregojnë edhe akuzat e mëhershme të policisë së Nigerisë kundër sheik Zekzakit për të ndaluar largimin e tij nga vendi. Edhe pse myslimanët vazhdojnë përpjekjet për kurimin e sheik Zekzakit në një  vend tjetër, por mesa duket qeveria e Nigerisë nuk u kushton rëndësi standardeve dhe ligjeve ndërkombëtare dhe nuk respekton të drejtat e njeriut lidhur me liderin e lëvizjes islamike të Nigerisë dhe ka marrë vendim që ta eliminojë atë jo vetëm nga skena politike por edhe fizikisht për t’i dhënë fund rrjedhës islame dhe liridashëse të Nigerisë. Sheik Abdullah Zangu një prej studentëve fetarë në Nigeri thotë: Këndvështrimet e sheik Zekzakit përbëjnë kërcënim të madh për politikanët në Nigeri, të cilët kanë arritur në përfundimin se nuk mund të përballen më me atë. Ne jemi të bindur se me rezistencën tonë do të dalim fitimtar në Nigeri.

 


 

Tags