Brian Hook vazhdon të imagjinojë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90355-brian_hook_vazhdon_të_imagjinojë
Kreu i grupit të veprimit Brian Hook me një deklaratë kundër të drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjes bërthamore, tha se pasurimi i uraniumit në Iran duhet të jetë 0.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 22, 2019 02:45 Europe/Tirane
  • Brian Hook vazhdon të imagjinojë

Kreu i grupit të veprimit Brian Hook me një deklaratë kundër të drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjes bërthamore, tha se pasurimi i uraniumit në Iran duhet të jetë 0.

Brian Hook dhe qeveria ku ai bën pjesë, janë të mendimit se Irani nuk duhet të ketë të drejtë të pasurojë uraniumin. Kreu i grupit të veprimit kundër Iranit pretendoi se Irani po përpiqet të posedojë armët atomike. Kjo deklaratë e Brian Hook bëhet në kohën kur ANEA në 15 raportet e saj ka konfirmuar karakterin paqësor bërthamor të Iranit. Më herët Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit duke reaguar ndaj shtimit të nivelit të prodhimit të uraniumit të pasuruar nga ana e Iranit, në një deklaratë që bie ndesh me normat dhe juridiksionin ndërkombëtar tha se Irani nuk duhet të ketë asnjë nivel të pasurimit të uraniumit. Donald Trump më 8 Maj pasi përsëriti pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksionet amerikane kundër Iranit. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.  Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Në fazën e parë të uljes së zotimeve Irani ka shtuar nivelin e prodhimit të uraniumit të pasuruar ndërsa në fazën e dytë Irani njoftoi ngritjen e gradës së pasurimit të uraniumit, vendim që u mor pas 60 ditësh që Irani i kishte dhënë afat Evropës për zbatimin e zotimeve të saj.