Jemenasit rrëzojnë një dron amerikan
Njësiti ajror dhe i dronëve në ushtrinë e jemenit njoftoi rrëzimin e një avioni dron amerikan të tipit MQ-9 që i përkiste koalicionit agresor saudit.
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit njoftoi se droni është rrëzuar në provincën Dhemar në qendër të vendit. Jahja Sarei, ndër të tjera shtoi se koalicioni agresor duhet të bëjë llogaritë mirë përpara se sa të shkelë hapësirën ajrore të Jemenit. Edhe muajin e kaluar njësiti ajror i Jemenit ka rrëzuar një dron amerikan të tipit MQ-1 Predator në kohën kur ai po fluturonte mbi qiellin e kryeqytetit Sana. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.