Esper reagon ndaj rrëzimit të dronit amerikan në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90367-esper_reagon_ndaj_rrëzimit_të_dronit_amerikan_në_jemen
Sekretari amerikan I mbrojtjes, Mark Esper ka reaguar ndaj rrëzimit të dronit amerikan në Jemen duke thënë se Pentagoni do të përgjigjet shumë shpejt.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 22, 2019 06:01 Europe/Tirane
  • Esper reagon ndaj rrëzimit të dronit amerikan në Jemen

Sekretari amerikan I mbrojtjes, Mark Esper ka reaguar ndaj rrëzimit të dronit amerikan në Jemen duke thënë se Pentagoni do të përgjigjet shumë shpejt.

Sipas një njoftimi të agjencisë Sputnik, Mark Esper ka deklaruar se pas analizimit të ngjarjes pentagoni do të japë përgjigjen e duhur për shkak të rrëzimit të dronit në Jemen. Duhet thënë se lëvizja Ansarullah ka rrëzuar një dron MQ-9 në Jemen. Komanda terroriste CENTCOM është duke analizuar këtë ngjarje. Njësiti ajror dhe i dronëve në ushtrinë e Jemenit njoftoi rrëzimin e një avioni dron amerikan të tipit MQ-9 që i përkiste koalicionit agresor saudit. Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit njoftoi se droni është rrëzuar në provincën Dhemar në qendër të vendit. Jahja Sarei, ndër të tjera shtoi se koalicioni agresor duhet të bëjë llogaritë mirë përpara se sa të shkelë hapësirën ajrore të Jemenit. Edhe muajin e kaluar njësiti ajror i Jemenit ka rrëzuar një dron amerikan të tipit MQ-1 Predator në kohën kur ai po fluturonte mbi qiellin e kryeqytetit Sana.