Takimi i Këshillit të Sigurimit mbi testimet raketore të Amerikës
Këshilli i Sigurimit i OKB të enjten me kërkesë të Rusisë dhe Kinës mbajti një takim për të diskutuar kërcënimin e raketave amerikane me rreze të mesme veprimi. Në takim, në takim u diskutua tema e testimit të fundit të raketave nga Sh.B.A.
Dmitry Polyanskiy, Zëvendës Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, në takim tha se Shtetet e Bashkuara kishin shkelur prej kohësh Traktatin për Ndalimin e Raketave bërthamore afatmesme INF, duke deklaruar se bota është vetëm një hap drejt në një gare të pakontrolluar të armëve për shkak të ambicieve gjeopolitike të SHBA. Anne Gueguen, Përfaqësuese e Përhershme e Francës në Kombet e Bashkuara, gjithashtu e quajti fundin e Traktatit për Ndalimin e Raketave bërthamore afatmesme INF si një hap një të rrezikshëm, duke thënë se bota nuk duhet të përfshihet më në një garë të re armatimesh. Në këtë takim të KS të OKB ajo paralajmëroi gjithashtu për pasojat e mundshme të tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Traktati për Ndalimin e Raketave bërthamore afatmesme INF. Shtetet e Bashkuara të dielën e kaluar lëshuar dhe testuan një raketë në ishullin San Nicolas, Californi. Masa e SHBA erdhi pas tërheqjes së Uashingtonit nga Traktati për Ndalimin e Raketave bërthamore afatmesme INF. Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo njoftoi të premten më 2 Gusht se vendi është tërhequr zyrtarisht nga traktati INF. Ministria e Jashtme ruse e ka përshkruar lëvizjen e SHBA si një "gabim të madh". Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif gjithashtu u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të përshtaten me realitetet e reja në botë, sesa të merren me terrorizmin ekonomik dhe të dalin nga traktatet ndërkombëtare. Rusia në mënyrë të përsëritur ka kërkuar nga SH.B.A. që t'i përmbahet pikave të këtij traktati dhe gjithashtu ka rikujtuar se do t'i përmbahet rreptësisht kushteve të traktatit deri në kohën kur Amerika ta respektojë atë. Administrata Trump deri më tani është tërhequr nga shumë marrëveshje bilaterale, multilaterale dhe ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia në qershor 1987 në Uashington nënshkruan Traktatin për Ndalimin e Raketave bërthamore afatmesme INF. Traktati ka qenë efektive që prej qershorit 1988. Traktati ndaloi Uashingtonin dhe Moskën të vendosnin raketa balistike dhe cruise në Evropë. Traktati kishte për qëllim eliminimin e raketave cruise dhe lëshimin e tyre në një distancë nga 100 deri në 500 dhe 1000 deri në 5500 kilometra.