Meksika refuzon kërkesën e Amerikës për emigrantët
Qeveria e Meksikës ka refuzuar kërkesën e Amerikës për pranimin e emigrantëve.
Marcelo Ebrard, ministër i jashtëm i Meksikës në një mesazh të tij në Tëitter thotë se parlamenti meksikan ka refuzuar kërkesën e Amerikës për planin e emigracioni si një vend i tretë në mbështetje të emigrantëve. Ai vuri në dukje se plani ishte i tepërt pasi Meksika pas një akordi me Amerikën ka ulur numrin e emigrantëve në jug të këtij vendi. plani i Amerikës për akordin me një vend të tretë për emigrantët amerikane synon kthimin e një numri të madh të emigrantëve të arrestuar në kufirin mes Meksikës dhe Amerikës. Ata duhet të qëndrojnë në Meksikë dhe të parashtrojnë kërkesën për azil në Amerikë dhe do të qëndrojnë atje derisa kërkesa të shqyrtohet. Presidenti amerikan që nga koha e ardhjes në pushtet ka ndërmarrë një politikë të ashpër kundër emigracionit në Amerikë.