Përgjigja simetrike e Putinit ndaj SHBA-së
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90392-përgjigja_simetrike_e_putinit_ndaj_shba_së
Pas testit raketor të së dielës së kaluar në SHBA, i pari i këtij lloji që nga Lufta e Ftohtë, Presidenti rus Vladimir Putin reagoi të premten, duke premtuar një "përgjigje simetrike".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 23, 2019 15:42 Europe/Tirane
  • Përgjigja simetrike e Putinit ndaj SHBA-së

Pas testit raketor të së dielës së kaluar në SHBA, i pari i këtij lloji që nga Lufta e Ftohtë, Presidenti rus Vladimir Putin reagoi të premten, duke premtuar një "përgjigje simetrike".

"Unë urdhëroj Ministritë e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme ruse të analizojnë nivelin e kërcënimit që përfaqësojnë për vendin tonë aktet e SHBA dhe të marrin masa gjithëpërfshirëse për të përgatitur një përgjigje simetrike", tha Vladimir Putin në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Rusisë. "Është e qartë se testi i raketave amerikane nuk ishte rezultat i një improvizimi, por një hallkë më shumë në një zinxhir të planifikuar të gjatë të ngjarjeve," tha Vladimir Putin të premten. "Tani, shkelja është e dukshme, është e kotë ta kundërshtosh atë, denoncoi Vladimir Putin. Por kjo tani shtron këtë pyetje: si do ta dimë se çfarë do të vendoset në Rumani dhe Poloni? " Sipas presidentit rus, "qëllimet e vërteta" të Shteteve të Bashkuara janë "të vendosin raketa të ndaluara më parë në pjesë të ndryshme të botës". Vendosja e tyre në Evropë dhe Azi "kërcënon interesat tona themelore, pasi janë afër kufijve rusë", tha Vladimir Putin.