Trump veçohet dhe izolohet në takimin e grupit G7
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90399-trump_veçohet_dhe_izolohet_në_takimin_e_grupit_g7
Mediat amerikane në analizat e tyre kanë folur mbi veçimin dhe izolimin e presidentit amerikan në rupin G7 sidomos për veprimet dhe politikat e tij kundër Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 24, 2019 08:00 Europe/Tirane
  • Trump veçohet dhe izolohet në takimin e grupit G7

Mediat amerikane në analizat e tyre kanë folur mbi veçimin dhe izolimin e presidentit amerikan në rupin G7 sidomos për veprimet dhe politikat e tij kundër Iranit.

Sipas agjencisë Bloomberg, veprimet anti-iraniane të presidentit amerikan kanë qenë të padobishme dhe ai do të izolohet dhe veçohet në takimin e grupit G7. Samiti i G7-s që fillon të shtunën në Biarritz të Francës Jugore pritet të jetë i tensionuar për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë udhëheqësit për çështjet e mëdha globale. Presidenti, Emmanuel Macron, mikpritësi i takimit të sivjetshëm të shtatë fuqive më të mëdha demokratike dhe industriale, do të duhet të shfrytëzojë të gjithë zotësinë diplomatike për vendosjen e ekuilibrave që nga darka e hapjes të shtunën deri te konferenca përfundimtare për shtyp të hënën pasdite. Nga Irani te tregtia duke kaluar te Brexit, linjat e ndarjes shtohen mes një Donald Trumpi të paparashikueshëm, tashmë në fushatë për t’u rizgjedhur, një kryeministër i ri britanik si Boris Johnson, provokues i qëllimshëm dhe pesë udhëheqësit e tjerë. Lufta tregtare kino-amerikane ka shtuar ankthin për rënien ekonomike globale, ndaj dhe fuqitë europiane po përpiqen të qetësojnë tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit, ndërsa presidenti Trump ka treguar pak entuziazëm ndaj presionit të Francës për një taksë universale mbi gjigantët dixhitalë. Kriza në Kashmir dhe protestat në Hong Kong mund të diskutohen gjithashtu gjatë bisedimeve në Biarritz të Francës, ku rreth 13,000 oficerë policie janë dislokuar për të parandaluar çdo demonstratë të dhunshme kundër G7-s. Samiti do të ndikohet edhe nga presioni i brendshëm që kanë drejtuesit: kryeministri Johnson ka një shumicë të vogël parlamentare, kryeministri i Italisë dha dorëheqjen më 20 gusht, Kanadaja po shkon drejt zgjedhjeve dhe ndikimi i kancelares gjermane Angela Merkel në skenën botërore po zvogëlohet në prag largimit të saj.