Parisi: Bisedimet me Zarif ishin pozitive
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90441-parisi_bisedimet_me_zarif_ishin_pozitive
Pallati presidencial, Eliza, i Francës pas takimit të presidentit francez dhe ministrit të jashtëm të Francës me ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, deklaroi se bisedimet ishin pozitive.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 26, 2019 04:33 Europe/Tirane
  • Parisi: Bisedimet me Zarif ishin pozitive

Pallati presidencial, Eliza, i Francës pas takimit të presidentit francez dhe ministrit të jashtëm të Francës me ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, deklaroi se bisedimet ishin pozitive.

Franca do të vazhdojë dialogun dhe bisedimet me Teheranin, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Parisi zyrtar. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e dielë në kuadër të iniciativës së fundit të presidentëve të Iranit dhe Francës, ka shkuar për një vizitë në qytetin Biarritz, ku organizohet takimi i grupit G7. Gjatë qëndrimit në këtë qytet shefi i diplomacisë iraniane u takua me presidentin Emanuel Makron dhe me ministrin e jashtëm Jean Yves Le Drian, si dhe me përfaqësuesit e Gjermanisë dhe të Britanisë. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e dielë pas largimit nga qyteti Biarritz deklaroi se diplomacia aktive e Iranit për bashkëpunim konstruktiv do të vazhdoi dhe shtoi se rruga përpara është e vështirë po ja vlen ta provosh. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif pas përfundimit të vizitës në Francë deklaroi se bisedimet e tij me presidentin Makron ishin të mira dhe konstruktive dhe shtoi se BE duhet të zbatojë zotimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe sidomos zotimet e dhëna pas daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare.