Hill: Brukseli vazhdon të mbështesë Teheranin përballë Uashingtonit
Gazeta Hill në një artikull të saj shkruan se Evropa vazhdon të mbështesë Iranin dhe nuk kërkon t’i bashkohet aleancës detare të Amerikës në Gjirin Persik.
Gazeta Hill ka analizuar shtimin e tensioneve në Gjirin Persik dhe përpjekjet e Uashingtonit për të futur vendet evropiane në aleancën detare të këtij rajoni dhe thotë se Evropa duke mbështetur dhe përkrahur Iranin dhe duke u distancuar nga Amerika ka marrë vendim që të refuzojë këtë aleancë dhe të mos përfshihet në politikën e presioneve maksimale të Uashingtonit kundër Teheranit. BE është kundër sanksioneve amerikane kundër Iranit. Sipas raportit të kësaj gazete, sjellja e krerëve të BE në vend të përballjes me kërcënimet e Iranit është përqendruar në mbështetje të Teheranit. Kohët e fundit Amerika ka bërë përpjekje për krijimin e një aleance detare për kontrollimin e anijeve në Gjirin Persik dhe në ngushticën e Hormuzit. Reagimi ndaj këtyre përpjekjeve ka qenë i ftohtë sidomos nga partnerët evropianë të Uashingtonit të cilët përveç Britanisë dhe regjimit sionist kanë refuzuar pjesëmarrjen e tyre në aleancën detare të Amerikës.