Merkel: Bisedimet e G7 mbi Iranin, ishin konstruktive
Sipas një raporti të kanalit gjerman ZDF, Angela Merkel ka deklaruar se bisedimet e grupit G7 mbi Iranin kanë qenë konstruktive dhe ky grup mbështet çdo rrugëzgjidhje paqësore të kontestit me Irani.
Merkel pjesëmarrjen e ministrit të jashtëm të Iranit në takimin e grupit G7 e ka quajtur zhvillim paralel në një vend të përbashkët dhe tha se ftesa për ministrin Muhamed Xhavad Zarif nuk ishte iniciativë e grupit G7. Merkel gjithashtu ka thënë se çdo përpjekje për dialog me Iranin për progresin e diplomacisë është pozitive. Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e dielë zhvilloi një vizitë të parapritur në Francë me ftesë të Jean Yves Le Drian homologu i tij francez. Vizita është kryer për të vazhduar bisedimet rreth iniciativës më të fundit të presidentit iranian dhe atij francez lidhur me marrëveshjen bërthamore. Me këtë rast ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shkoi në Biarritz të Francës ku organizohet takimi i grupit G7. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit përpara largimit nga Franca ka publikuar një foto të takimit të tij me presidentin Emanuel Makron dhe ministrin e jashtëm Jean Yves Le Drian ku tha se diplomacia aktive e Iranit në kuadër të bashkëpunimit konstruktiv vazhdon. Ai gjithashtu përmendi takimet që ka pasur me përfaqësuesit e Britanisë dhe të Gjermanisë në qytetin Biarritz dhe tha: rruga përpara është e vështirë mirëpo ja vlen ta provosh.