Takimi i krerëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë për Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90491-takimi_i_krerëve_të_iranit_rusisë_dhe_turqisë_për_sirinë
Në mesin e muajit shtator, krerët e Iranit, Rusisë dhe Turqisë do të takohen për të analizuar zhvillimet më të fundit në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 28, 2019 05:02 Europe/Tirane
  • Takimi i krerëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë për Sirinë

Në mesin e muajit shtator, krerët e Iranit, Rusisë dhe Turqisë do të takohen për të analizuar zhvillimet më të fundit në Siri.

Vladimir Putin president i Rusisë në konferencën e përbashkët shtypi me homologun e tij turk Rexhep Taip Erdogan, tha se në mesin e muajit shtator, krerët e Iranit, Turqisë dhe Rusisë do të diskutojë për mënyrën e zgjidhjes së krizës në Siri. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin theksoi se garantimi i sigurisë së kufirit turk është e drejtë legjitimi e Turqisë. Putin pas takimit të tij me homologun turk Rexhep Taip Erdogan, zhvilloi një konferencë të përbashkët për media. Presidenti rus gjatë konferencës për media theksoi se marrëdhëniet e Rusisë dhe Turqisë zhvillohen mbi miqësinë, respektin dhe interesat e ndërsjella. Putin gjithashtu tha se dy vendet do të vazhdojnë të punojnë me efikasitet në formatin e Astana-s, për të cilin tha se është procesi më efikas në zgjidhjen e krizës siriane. Putin tha se me presidentin e Turqisë kanë arritur marrëveshje për eliminimin e terroristëve në Idlib dhe për hapat e mëtejme që duhet të hidhen, duke shtuar se janë thellësisht të shqetësuar për situatën në Idlib. Ne e kuptojmë shumë mirë ndjeshmërinë e Turqisë. Ajo duhet të garantojë sigurinë në kufijtë e saj, kjo është një e drejtë legjitime e Turqisë, tha Putin. Në këtë aspekt, presidenti i Rusisë tha se krijimi i një zone të sigurt në kufirin jugor të Turqisë, është një hap pozitiv në drejtim të integritetit territorial të Sirisë. "Në lidhje me avionin Su-35 mund të zhvillohen punime të përbashkëta. Gjithashtu mund të bëhet bashkëpunim edhe për Su-57. Kemi shumë mundësi", tha ndër të tjera presidenti rus.