40 refugjatë vdesin në brigjet e Libisë
(last modified Wed, 28 Aug 2019 09:38:13 GMT )
Gusht 28, 2019 11:38 Europe/Tirane
  • 40 refugjatë vdesin në brigjet e Libisë

Kombet e Bashkuara kanë raportuar vdekjen e 40 personave, pasi një anije u mbyt në Libi.

Sipas Euronews, zëdhënësi i agjencisë së refugjatëve të KB, Charlie Yaxley u tha gazetarëve se 60 refugjatë të tjerë janë shpëtuar dhe janë kthyer në breg. Operacioni i shpëtimit u mundësua nga peshkatarët vendas dhe rojet Bregdetare Libiane dhe të mbijetuarit përfshinin shtetas nga Sudani, Egjipti, Maroku dhe Tunizia. Emigracioni drejt BE është zvogëluar por ajo që ne ende shohim është humbja e shumë jetë njerëzish, kështu që nuk ka më një krizë futjeje emigrantësh në BE, por një krizë vdekjesh të njerëzve. Sipas KB, nga fillimi i vitit 2019 e deri tani mbi 600 persona kanë humbur jetën në detin Mesdhe.

 

Tags