BE-ja zotohet për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
(last modified Fri, 30 Aug 2019 18:20:35 GMT )
Gusht 30, 2019 20:20 Europe/Tirane
  • BE-ja zotohet për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punojë për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015, mirëpo blloku evropian është i hapur për ndonjë përparim përtej saj.

Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Federica Mogherini, i ka bërë këto komente më 30 gusht në Helsinki gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të bllokut evropian, në të cilin pritet të diskutohet për marrëveshjen bërthamore dhe sigurinë e transportit ujor në Gjirin Persik. “Roli im është të ruaj dhe të zbatoj plotësisht marrëveshjen ekzistuese. Po e them sërish, nëse ka diçka që ne mund të krijojmë, atëherë ajo do të mirëpritej nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Mogherini para gazetarëve. Mogherini pritet të realizojë më vonë takime me ministrat e Jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, vende të cilat vazhdojnë të jenë zbatuese të këtij dokumenti, që parasheh heqjen e sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit. Kjo marrëveshje është rrezikuar prej kur Shtetet e Bashkuara janë tërhequr një vit më parë nga ky pakt dhe kanë rikthyer të gjitha sanksionet ekonomike ndaj Teheranit.

 

Tags