Johnson paralajmëron parlamentin
(last modified Sat, 31 Aug 2019 20:29:32 GMT )
Gusht 31, 2019 22:29 Europe/Tirane
  • Johnson paralajmëron parlamentin

Kur kanë mbetur 2 muaj nga data e largimit të Britanisë së Madhe nga BE, në Angli janë shtuar polemikat mbi mënyrën e daljes nga unionit ndërkohë që Boris Johnson, kryeministër I Anglisë ka paralajmëruar parlamentin mbi pasojat e përpjekjeve për të ndërprerë procesin e Brexit.

Johnson arriti të zgjidhet si kryeministër i vendit pasi ai në kundërshtim me ish kryeministren Theresa May ka theksuar zbatimin e Brexit edhe pa ndonjë marrëveshje me BE. Ai është shprehur i vendosur për tu larguar nga BE më datë 31 tetor si me marrëveshje ashtu edhe pa marrëveshje me unionin. Nga ana tjetër autoritetet e BE nuk kanë pranuar asnjë negociatë të re për marrëveshjen e Brexit. Zbulimi i dokumenteve të klasifikuara të qeverisë angleze, dëshmojnë se largimi nga unioni pa marrëveshje ka pasoja të rënda ekonomike, politike dhe të sigurisë për Britaninë e Madhe. Ndërkohë partitë opozitare në Angli, po mundohen që me rrugë të ndryshme të parandalojnë Brexit pa marrëveshje dhe për këtë Boris Johnson nga mbretëresha e Anglisë ka kërkuar që të pezullojë punën e parlamentit deri më datë 14 tetor. Me pezullimin e parlamentit, kryeministri anglez mundohet të parandalojë sa më shumë përpjekjet që mund të pengojnë zbatimin e vendimit të tij për daljen nga BE edhe pa marrëveshje. Pezullimi i punës së parlamentit, nuk jep afat kohe deputetëve angleze që të shqyrtojnë rrugët për të ndaluar daljen e vendit pa ndonjë marrëveshje me BE. Kate Osamor deputete e rajonit Edmonton në një mesazh drejtuar mbretëreshës ka thënë: Ndjekja e vendimit të Boris Johnson mund t’i japë fund periudhës së mbretërisë në Angli. Ndërkohë shumë qytetarë anglezë, pranimin e kërkesës së Johnson nga mbretëresha për pezullimin e parlamentit e kanë cilësuar shkelje të demokracisë dhe lirisë në vend dhe kanë paralajmëruar për organizimin e protestave. Janë të paktën 30 protesta të parashikuara për t’u organizuar gjatë fundjavës në të gjithë Britaninë, për të kundërshtuar kërkesën e kryeministrit Boris Johnson për pezullimin e Parlamentit dhe largimin e nga BE pa marrëveshje. Protestuesit janë kryesisht pro-Bashkimit Evropian dhe qëndrimit të Britanisë në union, ndërkohë që kryeministri i ri nuk ka përjashtuar largimin edhe pa arritjen e një marrëveshjeje. Ekspertët kanë paralajmëruar se Brexit pa marrëveshje do të ishte dëmtues për Londrën. Falë vendimit të Johnson për të pezulluar Parlamentin – normalisht një ndërprerje rutinë për të lejuar qeverinë të hartojë plane për një axhendë të re legjislative – ligjvënësit pro-BE-së kanë vetëm tre ditë për të miratuar një legjislacion urgjent, një kohë jashtëzakonisht e shkurtër për të shqyrtuar legjislacionin në Dhomat e Komunëve dhe Lordëve. Drejtuesi i partisë kryesore të opozitës së Punës në Britani, Jeremy Corbyn, u ka kërkuar anëtarëve të partisë të protestojnë të Shtunën në 10 qytete britanike dhe të “mbyllin rrugët” dhe “të pushtojnë ura”.

 


 

Tags