Dhunë e re ndaj përkrahësve të Zekzaki në Nigeri
Me afrimin e muajit të Muharremit, policia e Nigerisë ka dhënë urdhër për ushtrimin e dhunës ndaj përkrahësve të liderit të lëvizjes islamike sheik Zekzaki.
Policia e Nigerisë ka dhënë urdhër për mbylljen e të gjitha qendrave fetare të varur nga përkrahësit e sheik Zekzaki në të gjithë vendin, si dhe ka urdhëruar arrestimin e tyre. qëllimi i lëshimit të urdhrit është parandalimi i përkrahësve të sheik Zekzaki që të organizojë ceremonitë e zisë sidomos ceremonitë e Tasua dhe Ashura të imam Huseinit (as). Në vitin 2015 pas sulmit kundër zimbajtësve huseinianë në Nigeri, më shumë se 2 mijë persona janë përgjakur ndërkohë që sheik Zekzaki u plagos ndërsa djemtë e tij mbetën të vrarë. Më herët sheik Ibrahim Zekzaki, udhëheqësi i Lëvizjes Islamike Nigeriane, u largua nga kryeqyteti Indian për në Aboxha të Nigerisë, për shkak të pakënaqësisë ndaj trajtimit të tij mjekësor, kufizimeve të sigurisë dhe mungesës së mjekëve të besueshëm. Kreu i Qendrës Islamike për të Drejtat e Njeriut në Londër, tha se trajtimi mjekësor i Sheikh Zekzaki në Indi ishte shumë i keq dhe ai u trajtua si një kriminel. Sheik Zekzaki dhe gruaja e tij u plagosën dhe u arrestuan në 13 dhjetor 2015 pas një sulmi ushtarak nigerian ndaj huseiniesë në qytetin e Zaria, i cili gjithashtu vrau qindra shiitë nigerianë.