Këshilli i Evropës kritikon kryeministrin Boris Johnson
(last modified Sat, 31 Aug 2019 20:30:04 GMT )
Gusht 31, 2019 22:30 Europe/Tirane
  • Këshilli i Evropës kritikon kryeministrin Boris Johnson

Kryetari i Këshillit të Evropës ka thënë: Kryeministri i Britanisë ka mundësi të zbatojë Brexit me gjithë shpenzimet e tij, vetëm për të zgjidhur çështjet e brendshme politike.

Donald Tusk, ka thënë se kryeministri Boris Johnson synon të zgjidhë çështjet e brendshme politike, me anë të zbatimit të një Brexit me gjithë shpenzimet dhe pasojat e tij. çështja më e rëndësishme mbi Brexit është çështja politike e brendshme dhe ne të gjithë jemi bërë viktima të kësaj çështjeje, ka thënë Tusk. Ai deklaroi se Johnson për interesa të brendshme synon të zbatojë një Brexit me të gjitha pasojat e veta. Johnson nga ana e tij u ka bërë thirrje deputetëve që të heqin dorë nga çdo përpjekje që synon parandalimin e zbatimit të Brexit. Vendimi i Johnson për të pezulluar punën e parlamentit për 5 javë ka ngjallur reagimin negativ të deputetëve. Parlamenti i Anglisë me aprovim të mbretëreshës do të pezullojë punimet deri më 14 tetor. Anglia pritet të largohet nga BE pa marrëveshje më datë 31 tetor.

Tags