Koreja e Veriut paralajmëron Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90563-koreja_e_veriut_paralajmëron_amerikën
Zv/ministri i jashtëm i Koresë së Veriut ka paralajmëruar Amerikën, menjëherë pas deklaratës provokuese të sekretarit amerikan të shtetit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 31, 2019 18:00 Europe/Tirane
  • Koreja e Veriut paralajmëron Amerikën

Zv/ministri i jashtëm i Koresë së Veriut ka paralajmëruar Amerikën, menjëherë pas deklaratës provokuese të sekretarit amerikan të shtetit.

Duke reaguar ndaj deklaratës së sekretarit amerikan të shtetit, zv/ministri i jashtëm Choe son Hui, ka thënë se nëse Amerika nuk dëshiron të pendohet bën mirë të heqë dorë nga të tilla deklarata. Ai shtoi se deklarata e ditës së martë të Mike Pompeo lidhur me programin raketor të Koresë së Veriut e bën akoma më të vështirë procesin e negociatave me Amerikë. Pompeo pasi ka kritikuar testimet raketore të Koresë së Veriut ka thënë se sjellja e këtij vendi nuk mund të mbulohet dhe anashkalohet.