Shtohen rastet e vetëvrasjes ushtarëve në Amerikë
Statistikat e vetëvrasjeve të ushtarakëve dhe veteranëve të ushtrisë së Amerikës janë shtuar në mënyrë të pandërprerë dhe aktualisht kjo çështje është shndërruar në një krizë.
Faqja informative "Defense News" e Amerikës në një raport të saj ka shkruar se drejtoria për parandalimin e vetëvrasjeve në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) në një raport ka deklaruar: "325 ushtarë amerikanë kanë bërë vetëvrasjes gjatë vitit 2018 gjatë kryerjes së detyrës së vet".
Sipas këtij raporti, ky është numri më i lartë i statistikave të vetëvrasjes së ushtarëve amerikan që nga viti 2001, kur Pentagoni ka filluar të mbledhë informacione në lidhje me vetëvrasjen e ushtarëve amerikan.
Autoritetet e Pentagonit kanë thënë: "Niveli i vetëvrasjes së veteranëve të ushtrisë së Amerikës edhe në vitin 2016, ka qenë rreth 1.5 fish më i madh se sa niveli i vetëvrasjes së ushtarëve të rritur joveteran të Amerikës dhe që nga viti 2008 deri në vitin 2016, kanë ndodhur mbi 6000 raste të vetëvrasjes në mesin e ushtarakëve veteranë të Amerikës.