Parlamenti anglez thyen kryeministrin Johnson
(last modified Wed, 04 Sep 2019 06:20:11 GMT )
Shtator 04, 2019 08:20 Europe/Tirane
  • Parlamenti anglez thyen kryeministrin Johnson

Deputetët e parlamentit të Anglisë në përpjekje për të kufizuar kompetencat e kryeministrit për nxjerrjen e vendit nga BE pa ndonjë marrëveshje, kanë kërkuar që procesi Brexit t’i lihet sistemit gjyqësor të vendit.

Deputetët e parlamentit anglez në kuadër të përpjekjeve për të kufizuar kompetencat e kryeministrit mbi zbatimin e Brexit dhe daljen pa marrëveshje nga BE, kanë miratuar një plan i cili kërkon që kontrolli mbi procesin Brexit t’i jetë në juridiksion të sistemit gjyqësor të Anglisë. Votimi pozitiv për këtë plan do të thotë thyerje dhe humbje e Boris Johnson, kryeministër i Anglisë, përballë parlamentit në këtë vend. Kryeministri anglez është shprehur se ai synon ta largojë vendin nga BE më datë 31 tetor edhe pa marrëveshje. Më herët qeveria e tij kishte paralajmëruar parlamentin për pasojat e miratimit të këtij plani. Ai ka kërcënuar se nëse parlamenti në fazën e  dytë të votimit të planit, miraton edhe një herë këtë plan, atëherë qeveria e tij do të shpallë organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Qeveria britanike pritet të paraqesë një mocion për të mbajtur zgjedhje të përgjithshme me 14 tetor nëse ajo mposhtet të martën nga deputetët që kundërshtojnë një Brexit pa marrëveshje. Boris Johnson tha se nuk dëshiron zgjedhje, por përparimi me BE do të ishte "i pamundur" nëse ata fitojnë. "Unë nuk dua zgjedhje, as ju nuk doni zgjedhje", tha kryeministri britanik në një fjalim jashtë  rezidencës kryeministrore, duke shtuar: "Nuk ka asnjë arsye për t'i kërkuar Brukselit të vonojë Brexitin". Rebelët e Partisë Konservatore Tory po bashkojnë forcat me Laburistët për të sjellë një projekt-ligj të krijuar për të ndaluar Mbretërinë e Bashkuar që të lërë BE-në më 31 tetor pa një marrëveshje. Kjo do ta detyronte Kryeministrin që të kërkojë shtyrjen e daljes së vendit nga Unioni përtej datës 31 janar 2020. "Mundësitë për të arritur një marrëveshje me BE-në ditët e fundit po rriten ndërsa evropianët " e shohin se ne duam një marrëveshje", tha Johnson me kabinetin e tij, ku raportohet se diskutoi se cili do të ishte qëndrimi i qeverisë nëse deputetët do të përpiqeshin të marrin kontrollin e rendit të ditës duke votuar kundër qeverisë për të çuar më tej iniciativën e tyre legjislative për Brexit. "Një gjë që na mban larg nga diskutimet në Bruksel është mundësia që anëtarët të votojnë një tjetër vonesë të pakuptimtë në mbështetje të liderit të Partisë Laburiste . Shpresoj se kjo nuk do të ndodhë, por nëse ndodh, ata do ti "presin"këmbët e Britanisë, "tha Johnson. Deputeti konservator në parlamentin britanik, Philip Lee, ka zënë vendin e tij në ulëset e opozitës, që sipas mediave britanike, do të thotë se kryeministri britanik, Boris Johnson, ka humbur shumicën në parlament. "Qeveria konservatore po e vazhdon në mënyrë agresive procesin e Brexit-it me pasoja të dëmshme. Ai po rrezikon kërcënon padrejtësisht integritetin e Britanisë së Madhe", tha Lee pasi u bashkua me radhët e opozitës në parlament. Kryeministri, Boris Johnson, u tha deputetëve se ai dëshironte një dalje të negociuar nga Bashkimi Evropian (BE). Ai shtoi se planet e deputetëve për të miratuar legjislacionin që bllokon daljen pa marrëveshje më 31 tetor "shkatërrojnë çdo mundësi për të negociuar një marrëveshje të re". Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu tha se vendi do të largohej nga BE deri më 31 tetor "në të gjitha rrethanat". "Nuk do të ketë më vonesë të pakuptimtë", shtoi Johnson. Johnson tha gjithashtu se nëse Parlamenti miraton legjislacionin që kërkon nga ai të shkojë në Bruksel dhe të kërkojë një zgjatje të afatit të Brexit-it, ai do të veprojë ashtu, sipas ligjit. Sipas një projektligji të përgatitur nga opozita dhe deputetët e pakënaqur të Partisë Konservatore në pushtet, kryeministri do të duhej të kërkonte shtyrjen e Brexit-it deri më 31 janar të vitit të ardhshëm, përveç nëse deputetët miratojnë një marrëveshje të re me BE-në ose votojnë për Brexit-it pa marrëveshje.

Tags