Guterres konfirmon ndikimin negativ të sanksioneve të populli iranian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90698-guterres_konfirmon_ndikimin_negativ_të_sanksioneve_të_populli_iranian
Sekretari i përgjithshëm i OKB në raportin e tij mbi të drejtat e njeriut në Iran ka theksuar se sanksionet e njëanshme të Amerikës kanë ndikuar negativisht tek populli iranian dhe në shërbimet për të drejtat e njeriut në këtë vend.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 06, 2019 09:35 Europe/Tirane
  • Guterres konfirmon ndikimin negativ të sanksioneve të populli iranian

Sekretari i përgjithshëm i OKB në raportin e tij mbi të drejtat e njeriut në Iran ka theksuar se sanksionet e njëanshme të Amerikës kanë ndikuar negativisht tek populli iranian dhe në shërbimet për të drejtat e njeriut në këtë vend.

Antonio Guterres, ka thënë se nga 5 nëntori 2018 Amerika ka vendosur sanksione të njëanshme kundër 700 personave, organizatave, kompanive ajrore dhe të anijeve në Iran dhe shtoi se këto sanksione kanë ndikuar negativisht në gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran dhe përfitimin nga të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore. Guterres gjithashtu ka shprehur shqetësimin e organeve të të drejtave të njeriut dhe kat hënë: Mungesa e medikamente, pajisjeve dhe mjeteve mjekësore në Iran mund të dëmtojë shëndetin e qytetarëve iranianë si dhe të azilkërkuesve në këtë vend. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor të vitit të kaluar shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione u kthyen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor 2018.