Johnson refuzon Netanjahun lidhur me Iranin
Zyra e kryeministrit të Anglisë ditën e enjte ka njoftuar se Boris Johnson kryeministër i vendit, ka refuzuar kërkesën e kryeministrit të regjimit sionist Beniamin Netanjahu për të ndërprerë bisedimet me Iranin.
Sipas një njoftimi të gazetës Guardian, zëdhënësi i zyrës së kryeministrisë britanike, ka përmendur takimin e fundit të Netanjahut me Boris Johnson dhe kat hënë se me gjithë kërkesën e kryeministrit të regjimit sionist për ndërprerjen e bisedimeve me Iranin lidhur me programin bërthamor, kryeministri anglez shprehu rëndësinë e bisedimeve me Iranin. Netanjahu ditën e djeshme ka shkuar për një vizitë në Londër dhe lidhur me njoftimin e Iranit për zbatimin e hapit të tretë të uljes së zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore ka pretenduar se “ tashmë është koha e ndërprerjes së bisedimeve me Iranin”. Tani është koha e shtimit të presioneve ndaj Iranit, ka deklaruar kryeministri i regjimit sionist. Më herët presidenti iranian Hasan Ruhani ka thënë se Irani do të zgjerojë kërkimin dhe zhvillimin e tij bërthamor që nga 6 shtatori, duke lënë mënjanë kufizimet e vendosura për vendin në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore. Presidenti Ruhani e bëri njoftimin në një konferencë për shtyp, pas një takimi trepalësh me Shefin e Gjyqësorit të Iranit Sejed Ibrahim Reisi dhe Kryetarin e Parlamentit Ali Larixhani. Që nga maji, Irani ka pezulluar disa prej angazhimeve të tij në bazë të marrëveshjes bërthamore, i njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), i cili u arrit midis Teheranit dhe fuqive botërore në 2015.