Esper: Nuk kemi plan për konfiskimin e anijes iraniane
Sekretari amerikan i mbrojtjes ka deklaruar se departamenti që ai drejton nuk ka plan për të konfiskuar anijen iraniane të naftës Adrian Darya.
Pas dështimit të përpjekjeve të Amerikës për tu penguar lëvizjen e anijes iraniane të naftës Adrian Darya, sekretari amerikan i mbrojtjes Mark Esper ka pretenduar se Uashingtoni nuk ka plan për konfiskimin e anijes iraniane të naftës Adrian Darya. Anija iraniane e naftës më herët mbante emrin Grace 1 dhe pasi u lirua nga gjykata e Gjibraltarit ndryshoi emër dhe u emëruar Adrian Darya. Forca detare angleze dy muaj më parë kanë konfiskuar anijen iraniane të naftës Adrian Darya në ngushticën e Gjibraltarit. Uashingtoni ka paralajmëruar të gjitha vendet e botës se do të ndëshkohen në rast se ndihmojnë anijen Adrian Darya. Departamenti amerikan i Thesarit ka paralajmëruar sanksionimin e të gjithë atyre personave të cilët ndihmojnë në furnizimin e anijes me karburant. Më herët Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se synonte të inkurajonte kapitenin e anijes të dorëzonte anijen Adrian Darya kundrejt një shpërblimi disa miliona dollarësh. Por pas refuzimit nga ana e kapitenit, Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi se anija Adrian Darya me mbi 2 milion fuçi naftë dhe kapiteni i saj, janë futur në listën e sanksioneve të Amerikës.