Johnson në kushte të vështira për Brexit
(last modified Fri, 06 Sep 2019 07:35:27 GMT )
Shtator 06, 2019 09:35 Europe/Tirane
  • Johnson në kushte të vështira për Brexit

Boris Johnson ka thënë se për të do të kishte qenë më mirë "të vdiste në një gropë" sesa t'i kërkojë BE-së të shtyjë Brexitin përtej 31 tetorit.

Por kryeministri britanik refuzoi të përgjigjet nëse do të japë dorëheqjen nëse shtyrja e daljes nga Blloku, të cilën ai vazhdimisht e ka përjashtuar, mund të ndodhë realisht. Johnson ka thënë se është i gatshëm të largohet nga BE pa marrëveshje, por Labor thotë se ndalimi i Brexit pa marrëveshje është përparësia e saj. Vëllai më i vogël i kryeministrit, Jo Johnson, njoftoi më herët se dorëhiqej si ministër dhe deputet. Duke folur në Ëest Yorkshire, Boris Johnson tha se Jo Johnson, i cili mbështeti Remain në referendumin e 2016, ishte një "djalë fantastik", por ata kishin pasur "dallime" mbi BE. Lidhur me largimin e deputetëve rebelë nga Partia Konservatore, ai tha se "disiplina është mizore". Teksa njoftoi dorëheqjen e tij herët gjatë ditës, deputeti për Orpington, në jug-lindje të Londrës, Jo Johnson, tha:  "Javët e fundit, jam gjetur në mes të besnikërisë ndaj familjes dhe interesit kombëtar - është një tension i papërballueshëm dhe ka ardhur koha për të tjerët që të marrin rolet e mia si deputet dhe Ministër." Dorëheqja e tij pasoi përjashtimin nga vëllai i tij të 21 ligjvënësve nga Partia Konservatore, e cila mbetet e përçarë në lidhje me strategjinë e kryeministrit për t'u tërhequr nga Bashkimi Evropian më 31 tetor me ose pa një marrëveshje.

Tags