Joe Biden: Trump e ka bërë botën të pasigurt
Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale të Amerikës ka deklaruar se politikat e Trump-it janë bërë shkak që bota të bëhet më e pasigurt.
Joe Biden, ish-zv/presidenti amerikan gjatë mandatit të Barak Obamas dhe kandidati i demokratëve në zgjedhjet e brendshme për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ditën e shtunë në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: "Krizat e vetëkrijuara të Donald Trump, presidentit të Amerikës, e kanë bërë botën më shumë të pasigurt".
Biden në reagim të hapit të tretë të Iranit për reduktimin e zotimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore, ka shkruar: "Trump doli nga marrëveshja bërthamore dhe tani Irani po çon përpara programin e tij atomik".
Joe Biden ka thënë: "Kjo është edhe një çështje tjetër me anë të të cilës Donal Trump e ka bërë më të pasigurt Amerikën, Azinë Perëndimore dhe tërë botën".