Fillon procesi për thirrjen e Trump në interpelancë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90748-fillon_procesi_për_thirrjen_e_trump_në_interpelancë
Komiteti për çështje juridike në Kongresin e Amerikës fillon një proces hetimi i cili ka për qëllim thirrjen e presidentit amerikan Donald Trump në interpelancë.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Shtator 07, 2019 15:17 Europe/Tirane
  • Fillon procesi për thirrjen e Trump në interpelancë

Komiteti për çështje juridike në Kongresin e Amerikës fillon një proces hetimi i cili ka për qëllim thirrjen e presidentit amerikan Donald Trump në interpelancë.

Kanali informativ CNN njoftoi se komiteti për çështje juridike në Dhomën e Përfaqësuesve të Amerikës po përgatitet të fillojë procesin hetimor për të ndjekur thirrjen e presidentit amerikan në interpelancë.

Të mërkurën pritet të votohet në lidhje me këtë çështje dhe në rast të miratimit të rezolutës përkatëse, atëherë krijohen rrethanat e duhura për shqyrtimin dhe zhvillimin e seancës së interpelancës së presidentit amerikan.

Pritet që në lidhje me këtë çështje Dhoma e Përfaqësuesve të Amerikës të ndjekë një proces të ngjashëm me atë të vitit 1974, kur u thirr në interpelancë ish-presidenti amerikan Richard Nikson.

Komiteti për çështje juridike i Kongresit të Amerikës më parë ka deklaruar se në seancën e interpelancës do të kërkohet të marrin pjesë edhe persona që janë lidhur me skandalet morale të Trump duke përfshirë edhe artisten e filmave pornografik.