Fillon mbledhja e Këshillit të Guvernatorëve të ANEA
Mbledhja stinore e Këshillit të Guvernatorëve të ANEA-së ka filluar në Vjenë të Austrisë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të vendeve anëtare në selinë e këtij institucioni ndërkombëtar.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se vërtetimi i korrektësisë dhe vëzhgimi në Republikën Islamike të Iranit në bazë të rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurisë së OKB, është prej temave kryesore të kësaj mbledhje pesë ditore.
Cornel Feruta, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ANEA-së, sot të hënën njëkohësisht me fillimin e mbledhjes stinore të Këshillit të Guvernatorëve të ANEA-së, ka konfirmuar se Irani është duke instaluar gjeneratat e sofistikuara të centrifugave.
Në një pjesë të deklaratës së Cornel Feruta thuhet: “ANEA konfirmon se 22 centrifuga të llojit IR-4, një centrifugë të llojit IR-5 dhe 30 centrifuga të llojit IR-6 janë instaluar ose janë duke u instaluar në Iran”.
Si pasojë e sabotimeve të Uashingtonit dhe daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore si dhe moszbatimit të zotimeve nga ana e palëve evropiane të kësaj marrëveshje, Republika Islamike e Iranit që nga dita e premte ka marrë hapin e tretë për reduktimin e zotimeve të saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore duke u bazuar në paragrafin 26 dhe 35 të kësaj marrëveshje.
ANEA gjithashtu ka deklaruar se inspektorët e këtij institucioni janë në Iran dhe janë të informuar në lidhje me veprimet e Iranit në fushën e zhvillimit dhe hulumtimeve rreth centrifugave.