Kina: Amerika të ndalë politikën e presionit maksimal ndaj Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90819-kina_amerika_të_ndalë_politikën_e_presionit_maksimal_ndaj_iranit
Kina theksoi se strategjia amerikane për të ushtruar "presion maksimal" mbi Iranin është shkaku thelbësor i tensioneve të vazhdueshme mbi programin bërthamor të Teheranit, duke i kërkuar Uashingtonit të ndalojë praktikat e tij të gabuara.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 10, 2019 04:25 Europe/Tirane
  • Kina: Amerika të ndalë politikën e presionit maksimal ndaj Iranit

Kina theksoi se strategjia amerikane për të ushtruar "presion maksimal" mbi Iranin është shkaku thelbësor i tensioneve të vazhdueshme mbi programin bërthamor të Teheranit, duke i kërkuar Uashingtonit të ndalojë praktikat e tij të gabuara.

"Ne besojmë se presioni maksimal nga SHBA është shkaku kryesor i tensionit aktual në programin bërthamor iranian. SHBA duhet të braktisin praktikat e gabuara, siç janë sanksionet e njëanshme dhe presioni maksimal ndaj Iranit, " tha para gazetarëve në Pekin të hënën, Hua Chunying, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze u bëri thirrje të gjitha palëve të qëndrojnë "të përkushtuar për zbatimin e plotë dhe efektiv të marrëveshjes gjithëpërfshirëse bërthamore me Iranin". "Kina do të vazhdojë të bëjë përpjekje të përbashkëta me të gjitha palët e interesuara për këtë qëllim," theksoi Hua Chunying.