Policia e Nigerisë vret 12 myslimanë shiitë në ceremoninë e Ashurasë
(last modified Wed, 11 Sep 2019 13:31:57 GMT )
Shtator 11, 2019 15:31 Europe/Tirane
  • Policia e Nigerisë vret 12 myslimanë shiitë në ceremoninë e Ashurasë

Lëvizja Islamike e Nigerisë ka njoftuar se policia e këtij vendi është përleshur me myslimanët shiitë gjatë ceremonisë së zimbajtjes për Imam Husejnin (a.s.) në ditën e Ashurasë dhe ka vrarë 12 myslimanë shiitë dhe ka plagosur disa të tjerë.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Lëvizja Islamike e Nigerisë ka deklaruar se të martën vetëm në qytetin Kaduna në veri të Nigerisë janë vrarë 3 persona dhe janë plagosur dhjetë të tjerë të gjithë myslimanë shiitë.

Policia e Nigerisë në kuadër të masave për shtypjen e myslimanëve shiitë në këtë vend, kishte deklaruar se është ndaluar çfarëdo lloj tubime për zimbajtjen e Ashurasë dhe do të përballet me tubime të tilla në të njëjtën mënyrë me tubimet për përhapjen e terrorizmit. 

Sipas raportit të Lëvizjes Islamike të Nigerisë, policia nigeriane të martën ka sulmuar tubimin e zimbajtjes së myslimanëve shiitë dhe ka hapur zjarr në drejtim të tyre. Policia e Nigerisë sulme të tilla ka kryer në shtetet Buçi, Gumba dhe  Sukutu në veri të Nigerisë ku ka vrarë dhe ka plagosur me dhjetëra myslimanë shiitë. Mirëpo këto sulme nuk kanë shkaktuar viktima në Abuxha, kryeqytetin e Nigerisë.

 

Tags