Miliona njerëz të shpërngulur nga fatkeqësitë dhe konfliktet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90889-miliona_njerëz_të_shpërngulur_nga_fatkeqësitë_dhe_konfliktet
Konfliktet dhe katastrofat detyruan afro 11 milionë njerëz të ikin nga shtëpitë e tyre në gjysmën e parë të këtij viti, tha Qendra për Monitorimin e Zhvendosjeve, duke paralajmëruar se zhvendosja masive po bëhet "normë".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 12, 2019 17:18 Europe/Tirane
  • Miliona njerëz të shpërngulur nga fatkeqësitë dhe konfliktet

Konfliktet dhe katastrofat detyruan afro 11 milionë njerëz të ikin nga shtëpitë e tyre në gjysmën e parë të këtij viti, tha Qendra për Monitorimin e Zhvendosjeve, duke paralajmëruar se zhvendosja masive po bëhet "normë".

Fatkeqësitë natyrore, siç janë stuhitë dhe përmbytjet, shkaktuan largimin e rreth 7 milionë njerëzve nga shtëpitë e tyre, ndërsa 3.8 milionë të tjerë u larguan nga konflikti dhe dhuna. Siria, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia dhe Jemeni kanë nivelet më të larta të shpërnguljes për shkak të konflikteve. "Numri i njerëzve të ekspozuar ndaj rrezikut të zhvendosjes po rritet, ndërsa më shumë njerëz jetojnë në varfëri ose pasiguri, si dhe në zonat në rrezik nga përmbytja ose katastrofat e tjera", tha Bina Desai, kryesuese e hulumtimeve në këtë organizatë.