Netanjahut i bllokojnë Facebook-un kryeministrit, përdori “gjuhën e urrejtjes”
Facebook ka pezulluar për 24 orë faqen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, për shkak të shkeljes të politikës së kompanisë që lidhet me përdorimin e gjuhës së urrejtjes.
Nëpërmjet llogarisë së kryeministrit izraelit u bëhej thirrje votuesve të parandalonin krijimin e një qeverie të përbërë “nga arabë që duan të na shkatërrojnë të gjithëve, gra, fëmijë dhe burra”. Netanjahu e mohoi se ishte ai autor i postimit gjatë një interviste për radion izraelite “Kan Reshet Bet”. Ai tha se bëhej fjalë për një gabim nga një përfaqësues i stafit të tij dhe se postimi ishte hequr. Kryeministri izraelit po lufton për mbijetesën e tij politike në pritje të zgjedhjeve që mbahen javën e ardhshme. Ai, ndërsa akuzohet nga gjykatat izraelite për korrupsion financiar, po ushqen votuesit nacionalistë me gjuhë të fortë dhe premtime të një linje të ashpër.