Snowden përsëri kërkon kthimin në Amerikë
Edward Snowden, ish-kontraktori i organizatave inteligjente amerikane dhe zbulues i dokumenteve sekrete i cili është strehuar në Rusi, përsëri ka shprehur interesim për t’u kthyer në Amerikë dhe zhvillimin e një procesi gjyqësor të drejtë për atë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Edward Snowden në një intervistë me një radio amerikane, ka thënë: “Në Amerikë mund të kthehem vetëm në rast kur mund të jem optimist për shqyrtimin e drejtë të dosjes time në gjykatat e Amerikës. Një shqyrtim i drejtë ndaj dosjes time nuk mund të zhvillohet në gjykatat amerikane dhe nëse komisioni i jurisë nuk mund të vlerësojë qëllimin dhe motivin tim nga publikimi i dokumenteve sekrete, atëherë nuk do të ketë kuptim asgjë”.
Snowden i cili në vitin 2013 ka ikur nga vendi i tij i punës në një qendër që i përkiste Drejtorisë për Siguri Kombëtare të Amerikës në Havai dhe ka shkuar në Hong Kong, me mijëra dokumente të klasifikuara dhe sekrete në lidhje me spiunazhin e Amerikës i ka vendosur në dispozicion të gazetarëve. Ai pas shpalljes së pavlefshëm të pasaportës së tij nga ana e autoriteteve amerikane, ka kërkuar strehim në Rusi ku vazhdon të jetojë akoma.
Snowden në vazhdim të intervistës së tij ka thënë: “Nëse kthehem në Amerikës dhe komisioni i jurisë do të japë vendim të padrejtë kundër tij, kjo do të jap një mesazh të gabuar për të tjerët të cilët zbulojnë veprimet e padrejta të autoriteteve amerikane. Askush nuk e ka ndërprerë zbulimin e skandaleve dhe dokumenteve sekrete të Amerikës për arsye se atë e pret diçka e mirë”.