Padia amerikane, Arabia Saudite në telashe
Autoritetet amerikane njoftuan të enjten (12 shtator) se do të zbulonin identitetin e mbajtur të fshehtë të një personi të dyshuar se kishte porositur dy zyrtarë saudit për të ndihmuar anëtarët e komandës që kreu sulmet terroriste të 11 Shtatorit, çka mund ta vendosë në siklet Arabinë Saudite.
Për një kohë të gjatë i mbetur konfidencial, identiteti i këtij individi nuk do të bëhet publik, por do tu zbulohet familjeve të viktimave të sulmeve të vitit 2001 që padisin Arabinë Saudite, duke e akuzuar atë se i kishte ofruar ndihmë materiale al-Kaidës, sipas një dokumenti që i është dërguar gjyqtarit përgjegjës për dosjen. Emri i këtij zyrtari saudit nuk është bërë i ditur për publikun me kërkesë të Presidentit të SHBA Donald Trump. Administrata Trump ka injoruar qëllimisht rolin e Riadit në ushqyerjen ideologjike, si dhe financimin dhe përkrahjen logjistke të grupeve terroriste e takfiriste. 15 nga 19 anëtërët e komandos terroriste që kreu sulmet e 11 Shtatorit ishin shtetas sauditë. Arabia Saudite ka kontribuar më së shumti në përhapjen e ideologjive ekstremiste, veçanërisht Vehabizmit dhe në përhapjen e grupeve ekstremiste si ISIS dhe Fronti al-Nusra. Sipas kanalit të lajmeve NBC News, "në dritën e natyrës së jashtëzakonshme të kësaj dosje", FBI dhe Ministria e Drejtësisë kanë vendosur t'u japin akuzuesve kënaqësi, sipas një dokumenti të dërguar gjyqtarit përgjegjës të çështjes. Departamenti i Drejtësisë ka pranuar të heqë sekretin për emrin e kësaj "pale të tretë", por jo edhe për informacionin tjetër që përmbahet në këtë raport. Përfaqësuesit e Ambasadës Saudite në Uashington nuk pranuan të komentojnë vendimin e qeverisë amerikane dhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë i ka drejtuar ata në Departamentin e Drejtësisë pa iu përgjigjur pyetjeve të mediave. Emri i individit në fjalë ishte hequr nga përmbledhja e raportit të 11 shtatorit nga FBI në 2012. Familjet e viktimave dhe avokatët e paditësve menjëherë kishin konstatuar se ai duhet të ishte një zyrtar i lartë saudit. FBI tha se ishte një përparësi për familjet e viktimave të 11 shtatorit të dinë se kush ishte zyrtari saudit, dhe se ky informacion do të ndihmojë në avancimin e padisë së ngritur kundër Arabisë Saudite. Një raport zyrtar i vitit 2002 akuzoi dy zyrtarë sauditë me qendër në Shtetet e Bashkuara se ndihmuan disa anëtarë të komandos terroriste të gjejnë strehim dhe të marrin leje drejtimi si dhe dokumente të tjera në SHBA. 17 vjet pas sulmeve mbi kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York dhe fillimit të konflikteve dhe pushtimeve të ushtrisë amerikane në Azinë Perëndimore, shumë pyetje në lidhje me autorët e vërtetë të këtyre sulmeve dhe motivet e tyre akoma nuk janë sqaruar.