SHBA padit Snowden për librin e ri
(last modified Wed, 18 Sep 2019 06:56:58 GMT )
Shtator 18, 2019 08:56 Europe/Tirane
  • SHBA padit Snowden për librin e ri

Shtetet e Bashkuara ngritën një padi gjyqësore të martën kundër Edward Snowden, ish kontraktuesit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare i cili në vitin 2013 zbuloi dokumente sekrete në lidhje me telefoninë dhe mbikëqyrjen e Internetit në SHBA, duke thënë se libri i tij i ri shkel marrëveshjet e moszbulimit të informatave.

Departamenti i Drejtësisë tha se Snowden publikoi librin e tij, "Regjistri i Përhershëm", pa e paraqitur atë për agjencitë e inteligjencës për shqyrtim, duke shtuar se detajet e dhëna nga Snowden gjithashtu shkelnin marrëveshjen për moszbulim. Shtetet e Bashkuara po kërkojnë të gjitha të ardhurat e fituara nga Snowden për librin e botuar, tha Departamenti i Drejtësisë. Procedimi gjyqësor i emërton gjithashtu edhe “subjektet e korporatave” që ndodhen pas botimit të librit si të 'pandehur nominalë'. Snowden ka jetuar në Rusi që kur zbuloi detaje të programeve të mbikëqyrjes sekrete të agjencive sekrete amerikane. Megjithëse Snowden është parë nga disa si një hero, autoritetet amerikane dëshirojnë që ai të përballet me një proces penal për zbulimin e informacionit të klasifikuar.