Vazhdojnë deklaratat kontradiktore të Trump në lidhje me burgun Guantanamo
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91042-vazhdojnë_deklaratat_kontradiktore_të_trump_në_lidhje_me_burgun_guantanamo
Presidenti i Amerikës i cili kishte kërkuar të mbahet hapur burgu famëkeq Guantanamo, tani ka shprehur pakënaqësi për shpenzimet e larta të këtij burgu.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 19, 2019 14:10 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë deklaratat kontradiktore të Trump në lidhje me burgun Guantanamo

Presidenti i Amerikës i cili kishte kërkuar të mbahet hapur burgu famëkeq Guantanamo, tani ka shprehur pakënaqësi për shpenzimet e larta të këtij burgu.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës ditën e mërkurë deklaroi: “Për ta mbajtur të hapur dhe operativ burgun Guantanamo, nevojitet një kosto e lartë dhe unë mendoj se kjo punë është çmenduri”.

Trump ka kujtuar se ish-presidenti Barak Obama ka premtuar se do ta zbrazë këtë burg nga të burgosurit, mirëpo ai deri në fund të mandatit të tij nuk arriti ta realizojë këtë premtim.

Presidenti i Amerikës ka thënë: “Tani po përballemi me trashëgiminë e Obamas dhe synojmë që të marrim disa vendime në lidhje me këtë çështje”.