E enjte e përgjakshme në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91050-e_enjte_e_përgjakshme_në_afganistan
Së paku 50 njerëz u vranë të enjten nga një sulm ajror dhe nga shpërthimi i një makine bombë në Afganistan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 19, 2019 17:25 Europe/Tirane
  • E enjte e përgjakshme në Afganistan

Së paku 50 njerëz u vranë të enjten nga një sulm ajror dhe nga shpërthimi i një makine bombë në Afganistan.

Incidentet e fundit vijnë pas dështimit të negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve, për t'i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan, dhe pak ditë para zgjedhjeve presidenciale në këtë vend. Zyrtarët thanë se së paku 30 civilë janë vrarë në një sulm ajror të kryer nga forcat afgane të sigurisë, me mbështetjen e SHBA-së, në lindje të Afganistanit. Sulmi ajror thuhet se ka pasur në shënjestër një vendstrehim të grupit terrorist ISIS, porse gabimisht ka goditur fermerët në një fushë në provincën Nangarhar. Talibanët, ndërkaq, morën përgjegjësinë për një sulm me makinë bombë në provincën Zabul, ku mbetën të vrarë së paku 20 vetë dhe u plagosën afro 100 të tjerë.