Jimmy Carter: Rizgjedhja e Trump do të jetë një "katastrofë"
Shtator 20, 2019 04:29 Europe/Tirane
Ish presidenti amerikan Jimmy Carter i ka kërkuar popullit që të mos votojë kurrë për Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të SHBA.
Në një intervistë për CNN, Jimmy Carter tha se rizgjedhja e Donald Trump si president i SHBA do të ishte "një katastrofë" për Amerikën. Në muajt e fundit, shumë zyrtarë aktualë dhe ish- zyrtarë amerikanë e kanë kritikuar Trump si të paaftë. Urdhërat, veprimet, politikat, deklaratat dhe sjelljet e diskutueshme, dhe në shumë raste të ashpra të Donald Trump, kanë bërë që shumë amerikanë dhe politikanë ta konsiderojnë atë si të paaftë për postin e presidentit.
Tags