Trump mirëpret planin e Johnson rreth marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91159-trump_mirëpret_planin_e_johnson_rreth_marrëveshjes_bërthamore
Presidenti i Amerikës në konferencën "Liritë Fetare" në OKB ka mirëpritur planin e kryeministrit të Britanisë për një marrëveshje bërthamore të re me Iranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 24, 2019 13:37 Europe/Tirane
  • Trump mirëpret planin e Johnson rreth marrëveshjes bërthamore

Presidenti i Amerikës në konferencën "Liritë Fetare" në OKB ka mirëpritur planin e kryeministrit të Britanisë për një marrëveshje bërthamore të re me Iranin.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Donald Trump ditën e hënë në përgjigje ndaj planit të Boris Johnson, deklaroi: "Unë e respektoj kryeministrin e Britanisë dhe nuk u çudita nga plani i tij i ri".

Presidenti amerikan në vazhdim vuri në dukje marrëveshjen bërthamore të arritur me Iranin në vitin 2015 dhe pretendoi: "Ne kërkojmë një marrëveshje bërthamore të re, për arsye se marrëveshjes bërthamore të kaluar i ka skaduar afati".

Kryeministri i Britanisë gjatë deklaratave të tij në një deklaroi: "Përveç kundërshtimit që kam me marrëveshjen bërthamore të kaluar me Iranin, tani ka ardhur koha që të lëvizim drejt një marrëveshje të re bërthamore me Iranin".

Vlen të theksohet se Donald Trump, presidenti i Amerikës, më 8 maj të vitit 2018, në mënyrë zyrtare deklaroi daljen e Amerikës nga marrëveshje bërthamore me Iranin dhe ktheu në fuqi të gjitha sanksionet kundër Iranit.

Ndërkohë Republika Islamike e Iranit pas një viti, filloi hapat e saj për reduktimin e zotimeve të veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore pasi që shtetet evropiane nuk zbatuan premtimet e tyre.