Lavrov me cinizëm falënderon Trumpin: "Faleminderit që më ke lëshuar vizën!"
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë në një deklaratë me cinizëm në lidhje me lëshimin e vizës së tij nga autoritetet amerikane për të marrë pjesë në mbledhjen e AP të OKB, ka falënderuar Amerikën.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, në një reagim ndaj moslëshimit të vizave për disa anëtarë të delegacionit diplomatik të Rusisë për të marrë pjesë në AP të OKB, ka lëshuar një deklaratë cinike në falënderim të autoriteteve amerikane.
Sergei Lavrov në fillim të fjalës së tij deklaroi: "Jam i gëzuar që ne kemi një rast për të marrë pjesë në mbledhjen e AP të OKB në Nju Jork. Unë jam i gëzuar që përkundër disa anëtarëve të delegacionit rus, më në fund arrita të marrë vizën nga ana e Amerikës. Uashingtoni në këtë drejtim është sjell në mënyrë shumë të matur".
Ditën e kaluar Konstantin Kusaçov, kryetari i komitetit për marrëdhënie ndërkombëtare në Senatin e Rusisë, deklaroi: "Për shkak se autoritetet e Amerikës nuk më kanë dhënë vizën me kohë, unë nuk mundem të marrë pjesë në mbledhjen e AP të OKB".
Sipas raportit të agjencisë Interfax, autoritetet amerikane nuk i kanë dhënë vizë 10 anëtarëve të delegacionit diplomatik të Rusisë për të marrë pjesë në mbledhjen e AP të OKB.