Ndërpritet transmetimi televiziv i konferencës për shtyp të Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91204-ndërpritet_transmetimi_televiziv_i_konferencës_për_shtyp_të_trump
Një kanal televiziv i Amerikës ka ndërprerë transmetimin drejtpërdrejtë të konferencës për shtyp të presidentit amerikan Donald Trump për shkak të përsëritjes së deklaratave të tij të pavërteta dhe gënjeshtrave.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 26, 2019 11:24 Europe/Tirane
  • Ndërpritet transmetimi televiziv i konferencës për shtyp të Trump

Një kanal televiziv i Amerikës ka ndërprerë transmetimin drejtpërdrejtë të konferencës për shtyp të presidentit amerikan Donald Trump për shkak të përsëritjes së deklaratave të tij të pavërteta dhe gënjeshtrave.

Kanali televiziv MSNBC ditën e mërkurë ka ndërprerë transmetimin drejtpërdrejtë të konferencës për shtyp të Donald Trump, presidentit të Amerikës dhe e ka quajtur atë njeri gënjeshtar.

Realizuesi i kanalit televiziv MSNBC deklaroi: “Presidenti po mundohet që duke përsëritur gënjeshtrat e tij në lidhje me Joe Biden, rivalin e tij politik, të pengojë procesin për thirrjen e tij në interpelancë”.

Realizuesi i kanalit televiziv të Amerikës gjatë ndërprerjes së transmetimit, tha: “Edhe pse nuk kemi dëshirë të bëjmë një gjë të tillë, mirëpo presidenti nuk po e thotë të vërtetën”.

Konferenca për shtyp e presidentit amerikan Donald Trump është zhvilluar pasi që Nanci Pelocy, kryetarja demokrate e Kongresit të Amerikës, ditën e martë deklaroi fillimin e hetimeve zyrtare për thirrjen e Donald Trump në interpelancë.