Ndërpritet transmetimi televiziv i konferencës për shtyp të Trump
Një kanal televiziv i Amerikës ka ndërprerë transmetimin drejtpërdrejtë të konferencës për shtyp të presidentit amerikan Donald Trump për shkak të përsëritjes së deklaratave të tij të pavërteta dhe gënjeshtrave.
Kanali televiziv MSNBC ditën e mërkurë ka ndërprerë transmetimin drejtpërdrejtë të konferencës për shtyp të Donald Trump, presidentit të Amerikës dhe e ka quajtur atë njeri gënjeshtar.
Realizuesi i kanalit televiziv MSNBC deklaroi: “Presidenti po mundohet që duke përsëritur gënjeshtrat e tij në lidhje me Joe Biden, rivalin e tij politik, të pengojë procesin për thirrjen e tij në interpelancë”.
Realizuesi i kanalit televiziv të Amerikës gjatë ndërprerjes së transmetimit, tha: “Edhe pse nuk kemi dëshirë të bëjmë një gjë të tillë, mirëpo presidenti nuk po e thotë të vërtetën”.
Konferenca për shtyp e presidentit amerikan Donald Trump është zhvilluar pasi që Nanci Pelocy, kryetarja demokrate e Kongresit të Amerikës, ditën e martë deklaroi fillimin e hetimeve zyrtare për thirrjen e Donald Trump në interpelancë.