Putini paralajmëron NATO-n dhe vendet evropiane
(last modified Thu, 26 Sep 2019 20:49:57 GMT )
Shtator 26, 2019 22:49 Europe/Tirane
  • Putini paralajmëron NATO-n dhe vendet evropiane

Kremlini njoftoi të enjten (26 shtator) se Presidenti rus Vladimir Putin u ka bërë thirrje Evropës dhe NATO-s që të përmbahen nga vendosja e raketave me rreze të shkurtër dhe të gjatë në Evropë.

Sipas Sputnik, Putini u ka propozuar udhëheqësve të disa dhjetëra vendeve, përfshirë anëtarët e NATO-s, të krijojnë një moratorium për vendosjen e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme në Evropë. Kjo vjen pasi Shtetet e Bashkuara dhe NATO më parë njoftuan planet për  vendosjen e raketave me rreze të shkurtër dhe të gjatë në disa vende evropiane dhe aziatike. Në përgjigje të mesazhit të Putinit, qeveria gjermane ka njoftuar se do ta diskutojë atë me aleatët e saj të ngushtë në NATO dhe Evropë. Një zëdhënës i NATO-s gjithashtu pranoi se ka marrë mesazhin nga presidenti rus, por shtoi se aleanca nuk e konsideronte propozimin të vlefshëm për shkak të vendosjes së raketave cruise SSC-8 nga Rusia.

 

Tags