Polonia modernizon forcat ajrore me avionë F-35
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91235-polonia_modernizon_forcat_ajrore_me_avionë_f_35
Kongresi amerikan aprovoi shitjen e 32 avionëve të rinj F-35 në Poloni. Vendimi ishte pjesë e lëvizjeve të reja të administratës amerikane për të kundërshtuar ndikimin në rritje të Rusisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 28, 2019 09:31 Europe/Tirane
  • Polonia modernizon forcat ajrore me avionë F-35

Kongresi amerikan aprovoi shitjen e 32 avionëve të rinj F-35 në Poloni. Vendimi ishte pjesë e lëvizjeve të reja të administratës amerikane për të kundërshtuar ndikimin në rritje të Rusisë.

Edhe Departamenti i Shtetit i SHBA në fillim të shtatorit ka aprovuar shitjen e 32 avionëve të rinj luftarakë F-35 në Poloni për 6.5 miliardë dollarë. Marrëveshja përfshinte gjithashtu sisteme të ndryshme komanduese dhe kontrolli, komunikimi, navigimi dhe logjistike si dhe përbërës të tjerë mbështetës për avionët luftarak. Ushtria polake ka caktuar më herët një buxhet prej 48.5 miliardë dollarë për të modernizuar forcat e armatosura të vendit deri në vitin 2026, duke marrë parasysh zëvendësimin e avionëve polak të epokës Sovjetike Su-22 dhe MiG-29 me 32  avionë F-35 të prodhuar nga Lockheed Martin. Duhet të kujtojmë se Uashingtoni më parë kishte zgjedhur një plan për të inkurajuar vendet e Evropës Lindore që të çmontonin pajisjet e tyre ushtarake ruse.