Edhe republikanët i mbështesin thirrjen e Trump në interpelancë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91256-edhe_republikanët_i_mbështesin_thirrjen_e_trump_në_interpelancë
Si rezultat i kërkesës së disa përfaqësuesve demokratë për thirrjen e presidentit amerikan Donald Trump në interpelancë, Mark Amudi, përfaqësues nga Partia Republikane në Kongresin e Amerikës, ditën e mërkurë i është bashkuar mbështetësve të iniciativës për thirrjen e Trump në interpelancë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 28, 2019 13:01 Europe/Tirane
  • Edhe republikanët i mbështesin thirrjen e Trump në interpelancë

Si rezultat i kërkesës së disa përfaqësuesve demokratë për thirrjen e presidentit amerikan Donald Trump në interpelancë, Mark Amudi, përfaqësues nga Partia Republikane në Kongresin e Amerikës, ditën e mërkurë i është bashkuar mbështetësve të iniciativës për thirrjen e Trump në interpelancë.

Agjencia e lajmeve Yahoo News njoftoi se Mark Amudi, përfaqësuesi republikan, është anëtari i parë nga Partia Republikane që i bashkohet mbështetësve të procesit për thirrjen e presidentit amerikan në interpelancë.

Amudi në një intervistë me gazetën "Indipendent" deklaroi: "Shfrytëzimi i institucioneve shtetërore nëse vërtetohet, për ndërhyrje në procesin zgjedhor, mendoj që nuk është veprim i drejtë".

Amudi duke marrë parasysh dosjen e Trump në lidhje me vendosjen nën presion të presidentit të Ukrainës për të çuar përpara qëllimet e tij politike kundër Joe Biden, tha: "Nëse përcaktohet se Trump ka bërë veprime të tilla për të ushtruar presion mbi Joe Biden, atëherë duhet të krijohen probleme për atë.