Protesta masive në Itali për mbrojtjen e klimës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91259-protesta_masive_në_itali_për_mbrojtjen_e_klimës
Një milionë studentë protestues mbushën 180 sheshe italiane për mbrojtjen e klimës. Nga Milano deri në Napoli, mobilizimi në mbështetje të aksionit kundër ndryshimeve klimatike, ka qenë i jashtëzakonshëm.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 28, 2019 17:54 Europe/Tirane
  • Protesta masive në Itali për mbrojtjen e klimës

Një milionë studentë protestues mbushën 180 sheshe italiane për mbrojtjen e klimës. Nga Milano deri në Napoli, mobilizimi në mbështetje të aksionit kundër ndryshimeve klimatike, ka qenë i jashtëzakonshëm.

“Na shkatërruat mushkëritë”, ishte motoja e të rinjve të frymëzuar nga aktivistja suedeze Greta Thunberg, që shkroi në Twitter: “pamje të mrekullueshme mbërrijnë nga Italia”! Organizatorët e manifestimit të Romës thane se në Piazza della Republicca nuk ishte parë ndonjëherë një grumbullim I tillë njerëzish. “Ky është absolutisht tubimi më masiv i të gjithë viteve të fundit”, u shprehën ata. Edhe Milano u ngrit në këmbë për klimën, falë të rinjve. Tubime masive pati në një sërë qytetesh të Italisë, përfshire Firencen, Palermon, Bolonjën e Barin.